Skip to content
Kryesore

“Jam me bashkëjetuesin”/ Autori mashtronte familjarët e viktimës

· 1 min lexim

Kastriot Cenko ka mashtruar familjarët e bashkëshortes së tij pas vrasjes së saj, duke shkruar mesazh nga telefoni i viktimës, drejtuar motrës së saj se ishte me bashkëjetuesin dhe se nuk duhej të bëhej denoncim në polici.

39-vjeçari shqiptar, i cili vrau gruan në Athinë, ka rrëfyer se shkaku i krimit ishte xhelozia. Ai ka pretenduar se gruaja e tij e tradhtonte me shokun e ngushtë dhe se kjo e ndezi. Cenko, sipas deklaratës së tij, goditi gruan me çekiç në kokë dhe, kur ajo humbi ndjenjat, e mbyti me duar. Më pas, ai fshehu trupin e saj në papafingo. Krimi ndodhi natën e së enjtes, ndërsa fëmijët e çiftit ishin të fjetur në dhomën tjetër.

Të nesërmen, ai u tha atyre se nëna kishte shkuar në punë, ndërsa fëmijët shkuan për në shkollë.