Skip to content
Bota

Italia forcon kontrollet kufitare pas sulmeve terroriste në Francë e Austri

· 1 min lexim

Sulmi i ditës së djeshme në Austri duket se ka vënë në lëvizje shumë shtete të tjera europiane për të shtuar masat e sigurisë për të parandaluar ngjarje të tilla.

Kështu Italia ka vendosur që e gjithë ushtria të hyjë në funksion në të gjithë kufijtë dhe tërë rajonin italian të Tirolit Jugor.Trupat e ushtrisë italiane janë gjithashtu të përfshirë në kontrolle. Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh dhe morën vendim që të vendosin forca sigurie në kufijtë italianë.

Ministrja e Brendshme italiane, Luciana Lamorgese, e ka mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në takimin e planifikuar për të martën, situata e rendit publik pritet të shqyrtohet pas sulmeve të fundit në Nisë dhe Vjenë.

Pritet që masat e sigurisë do të shtrëngohen në të gjithë Italinë, pasi sulmet terroriste janë shtuar shumë kohët e fundit në Francë, Gjermani e dje dhe në Austri.