Skip to content
Të Gjitha

ISHSH mbyll kopshtin në Vlorë, infektohen me Covid tre edukatore

· 1 min lexim

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, pas njoftimit, ka vendosur që të mbyllë kopshtin numër 9 në Vlorë. Mbyllja e kopshtit vjen si pasoja pasi 3 edukatore në këtë institucion parashkollor, kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Po ashtu mësohet se edhe dy kolege të tjera edukatore, kanë pasur kontakte me të infektuarat dhe janë aktualisht në pritje të tamponit ndonëse nuk kanë shfaqur simptoma.

Kopshti bazuar në protokollin e sigurisë anti-covid, do të qëndrojë i mbyllur deri në datën 25 nëntor./Iconstyle.al/