Skip to content
Të Gjitha

Ironia e Ylli Manjanit: Shqipot demokracinë ia dorëzojnë Sudes dhe i thurin lavde Dan Hutrës

· 2 min lexim

Teksa në Greqi, qytetarët u ngritën në protesta lidhur me aksidentin tragjik, Ishministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka shkruajtur me ironi therëse në rrjetet sociale.  Manjani krahasaon situatën me në Shqipëri ku demokracia sipas tij i është dorëzuar ambasadores Yuri Kim, teksa për situatën në Greqi askush nuk e hap gojën për të gjykuar.  Ish-ministri i drejtësisë shkruan se ” shqipot demokracinë ja dorëzojnë Sudes së radhës dhe i thurin lavde Dan Hutrës”.

“A ka ende ndonjë shqiptar që ka gojë të shajë grekët?

Me një fërshëllimë u mblodhën dje dhe e dogjën sheshin. Flakë fare e bënë.

Shprehën indinjatë ndaj qeverisë së tyre, pa asnjë kompleks.

Si nuk dëgjojmë një ambasadë të huaj atje të bëjë gëk. As homologu i Sudes nuk ndjehet atje. Ta provojë po të dojë se i këndohet kulifruthi.

Pu pu pu, çdo ti kishin bërë Sudes po të guxonte të bënte këto që bën këtu…

Edhe për atë skenën e çajit do ta kishin masakruar, le pastaj ta lejonin të bënte presion gjykatës për të mos lejuar një parti të regjistrohet në zgjedhje..!

Me thënë të drejtën i dua shumë grekët.

Janë model unik demokracie.

Ndërkohë shqipot demokracinë ja dorëzojnë Sudes së radhës dhe i thurin lavde Dan Hutrës…”, shkruan Manjani.