Skip to content
Të Gjitha

Infektohet me Covid-19 nëndrejtori i spitalit në Gjirokastër, testohet personeli mjekësor

· 1 min lexim

Në përditësimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me situatën e pandemisë në vend u tha se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 801 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 112 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

Nga këto vetëm një rast ishte në Gjirokastër dhe ky është nëndrejtori i spitalit rajonal, “Omer Nishani”.Dosja.al ka mësuar se bëhet fjalë për Martin Goricin, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vetëkarantinuar në shtëpinë e tij.

Ndërkohë ka filluar edhe hetimi epidemiologjik, duke u testuar të gjithë personat e dyshuar që kanë patur kontakt me nëndrejtorin Gorici.

Që nga fillimi I pandemisë e deri më tani në Gjirokastër kanë humbur jetën nga COVID-19, 3 persona dhe numri i rasteve aktive ka shkuar në 41.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë shëruar 132 qytetarë dukee çuar numrin e të shëruarve në 4923, që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar.