Skip to content
Të Gjitha

Infektohen me koronavirus 8 persona në Berat, 5 infermiere dhe 3 punonjës

· 1 min lexim

BERAT

Tetë raste të reja me Covid-19 janë regjiastruar në qytetin e Beratit.

Pesë prej tyre janë infermiere në repartin e Pediatrisë, Kirurgjisë dhe Urgjencës. Ndërsa tre të infektuarit e tjerë janë: një punonjës magazine, një oksigjenist dhe një punonjës kaldaje.

Ndër të infektuarit në ditët e fundit është edhe një punonjës në Drejtorinë e Tatim-Taksave. Ai është infektuar së bashku me bashkëshorten dhe kanë 4 ditë në karantinë në banesë.

Deri më tani në të gjithë territorin e vendit numërohen 5889 të infektuar me Covid-19, e mes tyre 2589 raste janë aktivë.

Që nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në Shqipëri, kanë ndërruar jetë nga Covid-19, 182 pacientë.