Skip to content
Aktualitet

IKMT sërish aksion te Unaza e Re, nis shembja e disa objekteve

· 2 min lexim

Inspektoriati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit (IKMT), mëngjesin e sotëm ka nisur sërish një aksion te Unaza e Re për prishjen e dy objekteve që pengonin gjurëm e hartës së projektit të Unazës së Re.

Bhëet me dije se aksioni i IKMT-së ka nisur që prej orës 6:30 të mëngjesit, në lidhje me lirimin e hapësirës për lotin e dytë të projektit të Unazës së Re.

Gjatë aksionit kanë qenë në gjendje gatishmërie edhe forca të Policisë së Rendit për çdo rast,por mesa duket situata ka qenë e qetë.

Kujtojmë se për muaj me radhë banorët e Astirit kanë kundërshtuar projektin e “Unazës së Re”, që sipas tyre është korruptiv dhe u ka shembur pa të drejtë banesat.

Gjatë protestave të banorëve të Astirit për Unazën e Rë, të dirigjuara nga Partia Demokratike dhe militantë të saj, ka patur edhe përplasje herë pas here me forcat e policisë, ku dhe si pasojë ka patur edhe arrestime.

Deri më tani në zonën ku do të zbatohet projekti i Unazës së Re, janë shembur deri më tani dhjetëra banesa e biznese.

Sakaq  shkak për arrestimet gjatë protestave ku kundërshtohej projekti i Unazës së Re, u bënë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale, dhe kushdo që shkel ligjin ndalohet nga policia.