Skip to content
Kronikë

Ia mbathi pas aksidentit, 31-vjeçari arrestohet pasi i dështoi “5 mijë lekëshi”

· 2 min lexim

31-vjeçari me inicialet  M.M.,  ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi kishte shkaktuar një aksident në Lushnje, ndërsa mbi të rëndojnë dy vepra penale. Ajo për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, por pritet që t’i shtohet edhe ofrimi i ryshfetit ndaj efektivëve të Policisë.

Ndërkohë që ditën e sotme është bërë i mundur arrestimi i tij dhe sipas njoftimit të bërë nga Policia e Elbasanit, mësohet se 31-vjeçari i identifikuar vetëm me inicialet M.M., në momentin e ndalimit për kontroll i ka dhënë punonjësit të policisë një kartëmonedhë 5.000 lekëshe.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në fshatin Karbunar Lushnje, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi në momentin e ndalimit për kontroll nga sherbimet Operacionale pranë DVP Elbasan, i ka dhenë punonjësit të policis një kartmonedhë 5.000 lekë, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Lushnje, për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

Specialistët për Trafikun Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 30 vjeç , banues në Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën “Kamber Sejdini” Elbasan, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksëagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.