Skip to content
Të Gjitha

I vuri tritolin Dukës, autori i dyshuar sipërmarrës i një kompanie në Durrës (Detajet)

· 2 min lexim

Një natë më parë u vendos tritol në shtëpinë e  Armand Dukës. Ndërkohë një ditë më pas policia ka arrestuar një të ri, të dyshuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Policia thotë se ka arrestuar Arlen Hasanaj, banor i lagjes 4 të Durrës, lagje ku banon dhe kreu i FSHF-së.  Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, ku i riu u filmua nga kamerat e sigurisë në momentin e vendosjes së një sasie shpërthyese pranë portës së banesës së kreut të FSHF-së.

BalkanWeb  raporton se personi i arrestuar, Arlen Hasanaj, rezulton të jetë sipërmarrës i një kompanie në Durrës.

Po ashtu mësohet se autori i dyshuar, që u arrestua mbrëmjen e sotme nga policia, është banor i lagjes nr.4 ku banon edhe kreu i FSHF-së. Bezat raporton ndër të tjera se autori i dyshuar nuk rezulton të ketë lidhje biznesi me Dukën.

Shpërthimi me tritol ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

Sipas policisë në banesën e presidentit të FSHF, Armand Duka janë vendosur rreth 200 gramë lëndë plasëse e përpunuar me fitil zjarrpërcjellës.

Kujtojmë se kjo ngjarje vjen pas tensioneve mes Armand Dukës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Armand Dukës i është kërkuar të japë dorëheqjen dhe të mos rikandidojë për në krye të FSHF.