Skip to content
Kryesore

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 60-vjeçari në Dibër

· 1 min lexim

Policia e Dibrës ka arrestuar një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, për trafikim të lëndëve narkotike.

60-vjeçari Q.N., banues në Peshkopi, ishte kërkuar nga Gjykata e Romës, e cila kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzat ndaj tij.

Arrestimi u realizua pas një operacioni të koordinuar mes Interpol Tirana dhe Interpol Romë, që mundësoi kapjen e tij për ekstradim.

Policia e Dibrës, duke përdorur informacione të rëndësishme, finalizoi arrestimin e të kërkuarit, i cili do të përballet me akuzat e ngritura në Itali.