Skip to content
Të Gjitha

I sapo emëruar si numri dy i Policisë së Shtetit, denoncimi i PD: Albert Dervishaj 10 vjet pjesë e Sigurimit të Shtetit, të shkarkohet!

· 1 min lexim

Vetëm një ditë pasi u emërua Drejtues i Lartë dhe Zëvendës Drejtor i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Partia Demokratike ka lëshuar akuza mbi Albert Dervishajn.

Me anë të një deklarate nga selia blu, përfaqësuesi i PD, ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, ka akuzuar Dervishajn si bashkëpunëtor aktiv të Sigurimit të Shtetit nga viti 1981-1991.

Sipas denoncimit, Dervishaj figuron në dosjen e Sigurimit të Shtetit me numër regjistri  75/89, i mbikëqyrur nga operativët e asaj kohe Ali Anadolli dhe Qirjako Prifti.

Brenda disa ditësh Dervishaj është rasti i dytë i denoncuar nga Partia Demokratike si ish-punonjës i Sigurimit të Shtetit pas Gjovalin Lokës. Të dy drejtuesit e lartë të kupolës së Policisë së Shtetit sipas PD-së duhëet që të shkarkohen menjëherë dhe qeveria të kërkojë falje publike.

Kujtojmë se Albert Dervishaj zuri verndin e Aida Hajnajt si numri dy i Policisë së Shtetit, pasi kjo e fundit zuri vendin e Drejtoreshës së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).