Skip to content
Të Gjitha

I riu shqiptar si një akrobat i vërtetë, arratiset nga qelia në mënyrën spektakolare

· 1 min lexim

Një 23-vjeçar shqiptar është arratisur mëngjesin e sotëm nga qelia e tij. Ai ka lënë me “gojë hapur” autoritetet italiane, pasi largimi nga qelia ka qenë pothuajse i pamundur për të ndodhur.

Arratisja e tij ka qenë spektakolare, pasi ka dalë nga hapësira nëpërmjet hekurave, ka hapur një dritare dhe ka dalë në ambientet e jashtme me shpejtësi.

Me shumë shkathtësi, ai ka kapërcyer edhe një mur të lartë, ku është zhdukur pa e vënë re askush. 23-vjeçari shqiptar është Elidon Gegaj, ku akuzohet nga autoritetet italiane për një sërë grabitjesh.

Gjyqtari Stefano Cavallini kishte vendosur për shqiptarin masën e sigurisë “arrest me burg”, por mesa duket i riu do jetë për disa kohë i lirë, derisa të bëhet e mundur kapja e tij.

Në këtë mënyrë, 23-vjeçarit shqiptar i është shtuar edhe një akuzë tjetër, ku do të përballet kur të ndalohet nga drejtësia italiane.