Skip to content
Kryesore

I moshuari harroi sobën ndezur, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

· 1 min lexim

Një banesë në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, në zonën e njohur si “Albano dhe Romina”, ka shpëtuar për pak nga një zjarr i mundshëm, pas një incidenti të rrezikshëm që ndodhi pak momente më parë.

Shkak i ngjarjes u bë një tenxhere me presion e lënë mbi sobën e ndezur nga një i moshuar që jetonte i vetëm dhe kishte harruar gatimin.

Tymi i dendur që doli nga dritarja alarmoi banorët përreth, të cilët njoftuan menjëherë shërbimin zjarrfikës.

Reagimi i shpejtë i forcave të emergjencës bëri të mundur shuarjen e flakëve në kohë dhe evitimin e përhapjes së zjarrit në pjesët e tjera të banesës.

Dëmet materiale janë të vogla dhe janë regjistruar kryesisht në ballkon. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.