Skip to content
Të Gjitha

I infektuar me Covid-19: Shoferi në Elbasan ka transportuar çdo ditë 200 punonjës

· 2 min lexim

Lagja “5 maji” në Elbasan vazhdon të jetë një vatër aktive infeksioni dhe të prodhojë raste të reja me Covid-19, teksa ditën e sotme dy raste të reja u konfirmuan nga kjo zonë.

Mësohet se të infektuar kanë rezultuar një burrë 62-vjeçar, së bashku me bashkëshorten 60 vjeçe.

Së fundmi, Abc News ka siguruar detaje të reja, duke bërë me dije se 62-vjeçari punon si shofer fasonerie dhe ka punuar me dy turne.

Mësohet se 2 javët e fundit , ai ka transportuar rreth 200 punonjës çdo ditë për në fabrikë.

Ndërkohë, sot në Elbasan janë marrë13 tampone, kontakte të shoferit, teksa numri i të prekurve deri tani në këtë qytet shkon në 18 persona.

Deri tani në Shqipëri numërohen 634 të infektuar dhe 27 viktima nga koronavirusi që goditi vendin tonë më 9 mars.

Pak minuta më parë me anë të një videoje live në Facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë me qytetarët më shumë informacione rreth strategjisë së rihapjes së vendit.

Kreu i qeverisë bëri me dije se hapja nuk do jetë njësoj në të gjithë vendin, pasi zonat me më pak risk do të hapen më shpejt dhe e anasjellta, ndërsa për Tiranën e Durrësin foli për lehtësim të moderuar.

Rama tregon strategjinë: Hapja jo njësoj në të gjithë vendin, ja qytetet që do kenë më shumë lehtësime