Skip to content
Kronikë

I gjetën kanabis në makinë, arrestohet djali i Azem Hajdarit dhe shoku i tij

· 2 min lexim

Arrestohet nga Policia e Elbasanit djali i vogël i Azem Hajdarit, i cili mbanë emrin e të atit. Gjithashtu në prangat e policisë ka përfunduar edhe shoku i tij 21-vjeçar, që udhëtonin bashkë në të njëjtën makinë, ku dhe policia  mbrëmjen e djeshme gjeti një sasi droge të dyshuar si kanabis.

Kujtojmë se policia në një njoftim paraprak të bërë mbrëmjen e djeshme bëri me dije se kishte shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale dy të rinjtë, Azem Hajdarin dhe shokun e tij. Gjithashtu thuhet se të rinjtë ishin duke udhëtuar me një mjet luksoz “Audi” në qytetin e Elbasanit, ku u ndaluan për një kontroll nga policia në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Njoftimi nga Policia Elbasan

Specilaistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.H., 23 vjeç, dhe E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në cilësin e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.