Skip to content
Të Gjitha

I dogjën makinat, reagon ish-gjyqtari: Prej muajsh jam në vetëmbrojtje për çështjen “Shullazi”

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme dy automjete janë përfshirë nga flakët në unazën e qytetit të Elbasanit, raporton Abc News.

Raportohet se makinat janë në pronësi të ish-krut të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrioni dhe gruas së gjyqtarit, e cila është punonjëse në zyrën e urbanistikës në Bashkinë Elbasan.

Mësohet se fillimisht është djegur automjeti në pronësi të bashkëshortes, ndërsa pak sekonda më pas është djegur automjeti i Vrionit dhe pavarësisht ndërhyrjes në kohë, zjarrfikësit e patën të pamundur që të kontrollonin flakët.

Shkrumbohet makinat e ish-kreut të Gjykatës dhe gruas së tij, zjarri u vu nga persona me maska

Së fundmi lidhur me ngjarjen ka reaguar vetë Vrioni, i cili në një prononcim për Abc News u shpreh se nuk ka dijeni për autorët e zjarrvënies dhe se prej 5 muajsh është në vetëmbrojtje për shkak të çështjes “Shullazi”.

“Nuk kam dijeni për autorët e zjarrvënies së automjeteve. Unë prej 5 muajsh jam jashtë sistemit të drejtësis. Prej muajsh jam në vetëmbrojtje për shkak të çështjes “Shullazi”.Një nga automjetet e djegura është në pronësinë time, ndërsa tjetra është e vajzës”.

Por, kush është Arben Vrioni?

Në dhjetor të vitit 2016, Vrioni ishte pjesë e një trupe gjykuese, e cila liroi nga burgu ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berishën, pesë vite para afatit. Vendimi i marrë nga Apeli shkaktoi edhe reagime të forta, sidomos nga ish-ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, i cili kërkonte kapjen e gjithë atyre që ai i quante “peshq të mëdhenj”.

Po ashtu, ai është një nga gjyqtarët, për të cilët anëtarët e grupit të Shullazit kërkonin dorëheqjen, ndërsa gjatë një seance, mësohet se Gilmando Dani ishte shprehur se gjyqtari Vrioni kishte konflikt interesi pasi kishte gjykuar edhe çështjen “Vollga”.

Vrioni u shkarkua nga posti i Apelit të Durrësit në 22 nëntor të vitit të shkuar, pasi nuk justifikonte 85 mijë dollarë.