Skip to content
Të Gjitha

I dehur në timon, 31-vjeçari përplas për vdekje një person në Elbasan

· 1 min lexim

Një aksident i rëndë është regjistruar në fshatin Llixha në Elbasan.

Një 31-vjeçar me iniciale B.Q., ka përplasur për vdekje me makinë një person.

Viktima është i seksit mashkull, ndërsa identiteti i tij nuk dihet ende.

Menjëherë pas aksidentit policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

Ky i fundit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë për veprat penale, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasin: B.Q., 31 vjeç, banues në fshatin Llixha, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Elbasan- Cërrik, duke drejtuar mjetin “Benz”, ka përplasur një shtetas të seksit mashkull ende të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se drejtuesi i mjetit drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/ l.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e viktimës.