Skip to content
Të Gjitha

I burgosuri protestë kundër dënimit, i vë flakën qelisë së izolimit në burgun e Fushë- Krujës

· 1 min lexim

Një ngjarje që mund të përfundonte e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e Fushë- Krujës.

I burgosuri Dragut Skana, i ka vënë flakën qelisë së izolimit në shenjë proteste, pasi sipas tij ishte duke u mbajtur padrejtësisht.

Skana ka qenë në dhomën e izolimit për shkak se është i pabindur dhe kjo për të është thjesht një justifikim dhe asgjë më tepër.

Nga raportimet e para dhoma e izolimit është shkrumbuar plotësisht, por fatmirësisht gardianët kanë mbërritur në kohë për të shpëtuar të burgosurin nga flakët, i cili nuk ka marrë dëmtime të rënda.

Dragut Skana është dënuar për grabitje me armë dhe tentativë vrasjeje, mirëpo njihet si person i pabindur dhe për këtë arsye jo pak herë ka përfunduar në dhomën e izolimit.