Skip to content
Kronikë

“Hyri në ujë për të marrë topin”/ Mbytet 10-vjeçari në lumin e Mirditës, policia me njoftim zyrtar

· 2 min lexim

Pasditen e sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku siç bëhet me dije nga autoritetet, një fëmijë 10 vjeç është mbytur në lumin “Fan” të Mirditës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në momentin kur 10 vjeçari ishte futur në ujë për të kapur topin pasi kishte qenë duke luajtur me fëmijët e tjerë. Mësohet se i mituri është rrëmbyer nga rrjedha e lumit, ndërsa ende nuk është gjetur trupi i tij.

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar pas ngjarjes së rëndë.

Në njoftim thuhet se i mituri S. Laska ishte 10 vjeç dhe se ishte rrëmbyer nga rryma e lumit në momentin që kishte tentuar të merrte topin. Ndërkohë bëhet me dije se ende nuk është gjetur trupi i tij ndërsa kërkimet do të rifillojnë në orët e para të mëngjesit sepse aktualisht nuk ishte e mundur gjetja e tij për shkak të errësirës.

Njoftimi i Plotë:

Lezhë

Sot, rreth orës 18:45, në fshatin Shtrungaj, Fan, Mirditë, në lumin Fan, është mbytyr një i mitur 10-vjeçar, banues në Fan, Mirditë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar mënjeherë në vendngjarje dhe sëbashku me banorët kanë nisur kërkimt.

Në gatishmëri janë vënë edhe polumbarët e Renneas, të ciëlt kanë shkuar në drejtim të vendngjarjes, po për shkak të errësirës kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit. do fillojnë në orët e para të mëngjesit .

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.