Skip to content
Të Gjitha

Humbin jetën gjashtë persona në dy spitalet Covid, shënohen mbi 140 raste të reja në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Në përditësimin e përditshëm të të dhënave, Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 146 raste të reja nga 639 testime të kryera dhe tashmë numërohet 7117 të infektuar në total.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 23 në Krujë, 11 në Fier, 7 në Durrës, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, 4 në Shkodër, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast Has, Kavajë, Lushnje, Pukë, Tepelenë, Bulqizë.

Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve 6 persona, një 62 vjeçar nga Tepelena, një 63 vjeçar nga Lezha, një 70 vjeçar nga Mati dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 73 vjeçare, një 81 vjeçar dhe një 82 vjeçar.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 79 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3695, që nga fillimi i epidemisë.Dhe aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë të konfirmuar pozitivë, 16 pacientë janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve të intubuar.

COVID-19 – Statistika (14 Gusht 2020)

Testime totale            49151

Raste pozitive              7117

Raste të shëruara         3695

Raste Aktive                3203

Humbje jete             219

(Qarku Tiranë 107, Shkodër 34, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 8, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         1747

Durrës         398

Shkodër         278

Fier             145

Lezhë         122

Vlorë         115

Korçë         111

Kukës         94

Elbasan         84

Berat          48

Gjirokastër     31

Dibër        30