Skip to content
Politikë

Humbi zgjedhjet përballë Berishës, reagon për herë të parë Ibsen Elezi

· 2 min lexim

Në garë me Sali Berishën për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi humbi.

Ai arriti të merrte vetëm 5.8% të votave, kundrejt 93.45% të votave që mori Berisha.

Ndërkohë që ditën e sotme ai ka reaguar për herë të parë pas humbjes me anë të një postimi në “Facebook”, të cilin e ka nisur me një falënderim për të gjithë personat që e mbështetën në këtë garë.

Gjithashtu Elezi shprehet  se ata që presin të arrijnë diçka duke ju servilosur të tjerëve duhet të kuptojnë se nuk i shërbejnë dot vetes dhe jo më vendit.

Postimi i plotë i Ibsen Elezit:

Falenderim !

Se pari per ata qe me inkurajuan dhe votuan, shumicen pa i takuar dhe as njohur.

Se dyti per ate pjese te medias, gazetaret dhe opinionistet qe me inkurajuan.

Se treti per stafin tim modest prej 4-personash qe perballoi keto 10 dite fushate te ngarkuar dhe gjithe vezhguesit qe ndoqen procesin e votimit.

Kujtese !

Per ata qe mendojne se do vijne dite me te mira duke ndejur ne kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetem do e kalojne ashtu ne pritje jeten e tyre, por rrezikojne edhe brezin qe vjen.

Ata qe presin te arrijne diçka thjesht se i servilosen dikujt dhe apo ata qe presin se kur do vije dita e marrveshjes per ndarjen e karrikeve, duhet te kuptojne se nuk do i sherbejne dot as vetes dhe jo me te ardhmes se ketij vendi.

Ne themel te ecjes para eshte perballja me te keqen, aq me shume ne politike.