Skip to content
Të Gjitha

Humbi jetën pak ditë më parë, mbërrin në Tiranë trupi pajetë i Gjergj Xhuvanit

· 1 min lexim

Pak ditë më parë, regjisori Gjergj Xhuvani humbi jetën në një spital në Romë.

Xhuvani ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë, nga e cila vuante prej kohësh.

Mësohet se mëngjesin e sotëm, ka mbërritur në Rinas trupi i pajetë i regjisorit, i cili u nda nga jeta në datën 14 gusht në Romë të Italisë.

Familjarë e të afërm kanë pritur në aeroport për të marrë trupin e më pas për të kryer një ceremoni mortore private.

Xhuvani do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 14:00.