Skip to content
Aktualitet

Humbi jetën heroikisht mes flakëve/ Qeveria jep ndihmën financiare për familjen e Arjan Salës

· 2 min lexim

Qeveria ka marrë vendimin për t’i dhënë familjes së Arjan Salës ndihmën financiare prej 1 milionë lekësh. Në vendim thuhet se ndihma do të mbulohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, ndërsa me zbatimin e tij ngarkohet Ministria e Financave.

Vendimi i plotë:

PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJESSË DËSHMORIT TË ATDHEUT ARJAN SALANë  mbështetje  të  nenit  100  të  Kushtetutës;  të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 137/2020, “Për buxhetin e  vitit  2021”,  të  ndryshuar,  me  propozimin  e Kryeministrit, Këshilli i MinistraveVENDOSI:1.  Dhënien  e  ndihmës  financiare,  në  shumën  1 000 000 (një milion) lekë, familjes së Dëshmorit të Atdheut   Arjan   Sala,   i   cili   humbijetën   gjatë ndërhyrjes  për  shpëtimin  e  jetëve  të  personave  të rrezikuar nga zjarri i rënë në mjediset e tij të punës, në datën 24 mars 2021. 2.   Efekti   financiar,   sipas   pikës   1,   të   këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021. 3.    Ngarkohet    Ministria    e    Financave    dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Arjan Sala humbi jetën heroikisht pasi shpëtoi kolegët e tij në magazinën që po digjej të “Casa Italia”. Ditën e sotme u mor vendimi që ai të shpallej “Dëshmor i Atdheut”