Skip to content
Rajoni

Hoxha në Kosovë preket nga koronavirusi, i gjithë fshati futet në karantinë

· 1 min lexim

Në mesin e të prekurve nga COVID-19 në Kosovë është edhe një hoxhë.

Sipas mediave kosovare, bëhet fjalë për hoxhën e fshatit Smrekonicë në Vushtrri.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kreu i komunës, Xhafer Tahiri.

Hoxha është rasti i tetë me COVID-19 në Vushtrri, por nuk ka lidhje me 7 anëtarët e familjes, që u identifikuan më parë.

Pas lajmit, i gjithë fshati është karantinuar, pasi cilësohet si një vatër e re infeksioni.

Numri i të prekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 170, në mesin e të cilëve janë regjistruar edhe 5 viktima.

I fundit ishte një 56-vjeçar, i cili vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.