Skip to content
Bota

Horror në Danimarkë me koronavirusin mutant/ Vizonët e vrarë… po dalin nga varret

· 2 min lexim

Ajo që nuk mund të besohej dhe që mund të ishte e realizueshme vetëm në filmat më horror po ndodh në fakt në Danimarkë dhe po tmerron gjithë popullatën.

Vizonët e asgjësuar dhe të groposur, kanë nisur të dalin nga varret e tyre, duke shkaktuar panik të madh në Danimarkë, raporton e përditshmja britanike ‘The Guardian’.

Këto krijesa të ngjashme me nuselalat ishin groposur pasi u mësua se po përhapnin te njerëzit një mutacion të koronavirusit. Sipas gazetës, vizonët u groposën në varre të cekëta dhe tani kanë nisur të dalin prej tyre.

Mink that were killed and buried in huge pits during a coronavirus cull in Denmark have begun rising from the grave after gases released during decomposition caused their bodies to swell

“Teksa trupat e tyre dekompozohen, nisin të formohen gazra. Në këtë mënyrë ata zgjerohen. Për këtë arsye, trupi i tyre nis të spostohet për lart, duke dalë mbi tokë”,- tha një zëdhënës i policisë.

Policia thotë se, ka nisur të hedhë dhera shtesë mbi vizonët e groposur në thellësinë 1 metër.

Si për ta bërë më horror ngjarjen, ka shqetësime se kafshët janë groposur shumë pranë liqeneve dhe rezervave ujore duke shtuar frikën për ndotje të ujërave.

Police said sandy soil used to bury the mink has proved too light to keep the bodies down as they swell, and that more is being added to the affected pits

Danimarka ka groposur mbi 10 milionë vizonë. Këto krijesa rriten në ferma për t’u marrë lëkurën, e cila më pas shitej në Kinë dhe Hong Kong për të bëre peliçe të kushtueshme.

Ekspertët druheshin se mutacioni i koronavirusit te këto kafshë e vështirësonte prodhimin e vaksinave.

Denmark has culled up to 17million mink after the animals began passing a mutated form of coronavirus to humans, leading to fears it would render vaccines useless

Police say there is no risk to the public from the 'zombie mink' unless they come into contact with the bodies, and burial pits are being guarded to ensure that does not happen

/Burimi: The Guardian/ GazetaReforma.com/