Skip to content
Uncategorized

Horoskopi sot, 30 dhjetor 2021

· 3 min lexim

Dashi

Njohuri të reja, aftësi, një punë e re apo edhe një shtëpi e re mund të jenë mundësi për ju. Mos kini frikë të ndërmerrni rreziqe. Në shoqëri mund të tërhiqni një rreth të ri bashkëpunëtorësh dhe miqsh, disa prej tyre të pazakontë

Demi

Mundohuni të mos mërziteni apo zemëroheni pa i mësuar të gjitha faktet. Jeta sociale është plot tension. Një mik i mirë do të tregohet mbështetës për ju në momente të vështira.

Binjakët

Familjarët janë kërkues ndërsa çështjet e parave po ju shqetësojnë. Nuk është një ditë për të ndryshuar punë. Megjithëse mund të ndiheni të zymtë, natyra juaj emocionale është e ndjeshme.

Gaforrja

Mundohuni të keni durim dhe të shmangni paragjykimet. Puna e tepërt dhe stresi mund të ndikojnë në shëndetin tuaj. Një ditë e mirë për t’u çlodhur dhe për të komunikuar me miqtë.

Luani

Po kaloni një periudhë tranzicioni kur do të kërkohet shumë nga ju. Romanca do të jetë në mendjen tuaj dhe shanset për lidhje ideale do të jenë të mundshme.

Virgjëresha

Nuk është dita për t’i dhënë dikujt shpresa të rreme. Ju mund të gjeni zgjidhje nëse jeni të gatshëm të komunikoni.  Planet e  karrierës janë në rrugëne  duhur.

Peshorja

Energjia juaj intelektuale është rritur, kështu që është një kohë e shkëlqyeshme për të menduar ose për të diskutuar planet tuaja. Marrëdhëniet familjare ju pengojnë, nëse nuk jeni gati të bëni ndryshime

Akrepi

Askush nuk e vë në dyshim inteligjencën tuaj, por ju duhet të jeni më pak të lirshëm në marrëdhëniet tuaja të ngushta. Puna jo e plotë do të sjellë mbi ju zemërimin e shefit tuaj!

Shigjetari

Profesionalisht ju bëni lëvizje të mirëmenduara. Mundohuni të kontrolloni sjelljen e pamatur dhe impulsive. Njerëz të pazakonshëm mund të hyjnë në jetën tuaj dhe ta kthejnë atë në një kaos.

Bricjapi

Mbizotëron një ndjenjë krenarie. Shmangni konfrontimet me familjarët ose bashkëpunëtorët femra. Besnikëria juaj po ju pengon të shihni faktet.

Ujori

Paratë janë afër jush. Flisni me ata që janë në pozitë të pushtetit për qëllimet tuaja. Sot duhet të përpiqeni të shoqëroheni me klientët ose me të mëdhenjtë e kompanisë suaj.

Peshqit

Mundohuni t’i mbyllni çështjet ligjore. Fati është me ju. Ju e dini se ndryshimi është në ajër, por nuk jeni plotësisht të sigurt se si ta trajtoni atë.