Skip to content
Kryesore

Homazhet e fundit për 14-vjeçarin

· 1 min lexim

Këtë të martë janë kryer homazhe për 14-vjeçarin, ku bashkëmoshatarët e tij kanë ndezur qirinj në vendin ku ndodhi krimi.

Gjithashtu, shokët e klasës, me buqeta me lule në duar, i dhanë lamtumirën e fundit 14-vjeçarit.

Një ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin C., pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, policia ka arrestuar autorin e krimit.

Ai është moshatar i viktimës, M. P., dhe për të janë ngritur akuza për dy vepra penale: “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë sherrit, i mituri tjetër, L.M., u plagos, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i krimit i është komunikuar masa e arrestit në një spital privat, ku ai mori ndihmën mjekësore për një plagë në dorë që kishte marrë gjatë konfliktit. Ngjarja përfshiu tre adoleshentë: viktimën Martin C., shokun e tij L.M., nxënës në shkollën private “Mustafa Qemal Atatürk” në Sauk, dhe autorin, që ishte gjithashtu nxënës në shkollën “Fan Noli”.