Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Holta Zaçaj thërret mbledhjen e gjyqtarëve për përfundimin e mandatit të saj

19:00 12/12/2024
Reading Time: 2 min lexim
Holta Zaçaj thërret mbledhjen e gjyqtarëve për përfundimin e mandatit të saj

Pas raportimeve në media se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka tentuar shtyrjen e mandatit të saj, kjo e fundit ka mbledhur gjyqtarët për të deklaruar përfundimin e mandatit.

Në një njoftim për mediat, Gjykata Kushtetuese thekson se institucioni duhet të veprojë i pavarur nga presionet politike dhe mediatike, duke ruajtur funksionin e saj si garant i parimeve kushtetuese.

Duke i konsideruar të papranueshme sulmet mediatike, Zaçaj sqaroi publikun në lidhje me afatin e mandatit të saj, duke nënvizuar se ajo nuk ka statusin e gjyqtares zëvendësuese të Vitore Tusha.

“Sqaroj se unë nuk jam gjyqtare zëvendësuese e gjyqtares Vitore Tusha, pra nuk jam zgjedhur brenda mandatit 9-vjeçar të kësaj të fundit, të cilin e ajo ka kryer dhe e ka përfunduar për të gjithë kohën e parashikuar nga norma kushtetuese (pra për 9 vjet). Edhe pse ajo gjyqtare ka zgjedhur, në vijim, që të qëndrojë në detyrë deri në pritjen e pasardhësit të saj, kjo është e lejueshme për gjyqtarin kushtetues sipas parashikimeve të nenit 125, pika 7, të Kushtetutës për të mos penguar funksionimin e kësaj Gjykate. Unë jam zgjedhur në detyrë në një mandat të ri kushtetues që për arsye objektive, për shkak të vonesave në procedura, filloi të ushtrohej me vonesë por që në mënyrë përjashtimore nga rregulli i zakonshëm i kohëzgjatjes së detyrës për 9 vjet, ishte përcaktuar si i kufizuar për shkak të parashikimit të posaçëm të nenit 179, pika 3, të Kushtetutës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Sipas Zaçajt Gjykata e Lartë ka vepruar në kundërshtim të hapur me dispozitat e nenit 127, pika 2, të Kushtetutës për mbarimin e mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese

“Sa më sipër, është qartësisht e lexueshme se Gjykata Kushtetuese nuk është lejuar të ushtrojë kompetencën e saj dhe Gjykata e Lartë ka vepruar në kundërshtim të hapur me dispozitat e nenit 127, pika 2, të Kushtetutës sipas të cilit “Mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetues deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese”. Shpallja e vendit vakant nga Gjykata e Lartë, pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese e ka zhveshur këtë të fundit nga kompetenca kushtetuese, veprim ky i paprecedent dhe i marrë me një urgjencë të pajustifikuar nga interesi publik apo forcë madhore, për të cilën të kërkohej ndërhyrje e menjëhershme.

Për më tepër, gjendur në kushtet e një mandati atipik, ku do të zbatohet për herë të parë një kufizim mandati që vjen nga dispozitat e reja kushtetuese, në rast se ka dilema apo pikëpyetjeve, është vetëm Gjykata Kushtetuese që mund të interpretojë Kushtetutën, kompetencë kjo që në rastin konkret u përdor nga Gjykata e Lartë në tejkalim të kompetencave të saj dhe në ushtrim të kompetencave të organit që sipas Kushtetutës bën edhe interpretimin përfundimtar të saj, Gjykatës Kushtetuese”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Gjykata KushtetueseHolta Zacajmandatipresion politikVutore Tusha

Të tjera

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët
Aktualitet

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Teksa protestat për largimin e Kryeministrit Edi Rama kanë hyrë në javën e katërt, një mesazh domethënës ka ardhur edhe...

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur
Kryesore

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm në impiantin më të madh të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Katar ka shkaktuar të...

09:58 23/06/2026
Para
Chelsea nuk ndalet, tjetër fitore për Blutë e Londrës

Chelsea nuk ndalet, tjetër fitore për Blutë e Londrës

Lajmet e fundit

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

Dhoma Amerikane e Tregtisë i bashkohet kritikave ndaj qeverisë/ Presidenti Van Cleve mesazh Ramës: Luftoni korrupsionin, hapni dialogun me qytetarët

11:19 23/06/2026
Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip