Skip to content
Bota

HMPV konfirmohet në Greqi

· 1 min lexim

Një 71-vjeçar është shtruar në spitalin Papanikolaou të Selanikut pasi rezultoi pozitiv ndaj virusit HMPV.

Lajmi u bë i ditur nga stacioni televiziv Open, ndërsa priten deklaratat zyrtare të mjekëve.

Metapneumovirusi, i njohur për mjekët dhe i përhapur në formë pandemie në Kinë prej javësh, u konstatua tek pacienti pas kthimit të vajzës së tij nga Kina gjatë festave të fundvitit.

Disa ditë pas kthimit të saj, 71-vjeçari shfaqi simptomat e para dhe fillimisht u paraqit në një klinikë private.

Më 3 janar, ai u shtrua në spitalin Papanikolaou, i njohur për klinikën e avancuar të mushkërive, ku të shtunën iu nënshtrua një testi PCR. Results e së hënës konfirmuan infektimin me virusin HMPV.