Skip to content
Kronikë

Hetimet për PPP-të në shëndetësi, kuvendi thërret të hetuarit nga SPAK

· 1 min lexim

Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi nuk mundi ta marrë dëshminë e Gjergji Kojës, ish-drejtues i monitorimit të infeksioneve spitalore.

Pavarësisht insistimit të socialistëve, ai deklaroi se nuk e lidhte asgjë me koncesionin e sterilizimit apo check up. Komisioni pritet të vijojë menjëherë me marrjen në pyetje të disa zyrtarëve të cilët kanë qenë pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe që kanë përcaktuar kompanitë fituese.

Personat e parë janë në masë sigurie nga SPAK, me detyrim paraqitje, pasi edhe Prokuroria e Posaçme po heton sterilizimin. Më pas do të pyetet më 3 tetor edhe Ilir Beqaj, ish ministër shëndetësie. Ai është aktualisht në paraburgim, bashkë me dy dëshmitarët e tjerë zëvendësministrin Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenin përfitues, Ilir Rrapaj.

Marrja e tyre në pyetje përmes Skype, apo me prani fizike në Komision nuk mund të bëhet veçse me lejen e SPAK.