Skip to content
Të Gjitha

“Hapu det se vajmedet…” Rama ironizon deklaratën e PD-së për zgjerimin e Greqisë në detin Jon

· 1 min lexim

Menjëherë pas deklaratës së Partisë Demokratike në lidhje me negociatat për detin me Greqinë ka reaguar edhe kryeministri  Edi Rama.

Me anë të një postimi në Twitter kryeminstri Rama ironizon liderin e opozitës, duke theksuar se është një artist që se ka shokun. Më tej Rama thotë se nuk di ç’të bëjë më parë, të qeshë me këtë fakt, apo të qajë për ata që e hanë për djathë sapunin e PD.

Hapu det se vajmedet ka dalë të të mbrojë Lulzimi me PD!Të qash për ata që vazhdojnë e hanë për djathë sapunin e PD apo të qeshësh me këtë Artist që s’e ka shokun për të bërë sikur?Je i madh Lul, sinqerisht, shyqyr s’u more me shitje djathi se do kishim mbetur pa copën e sapunit!”, shkruan Rama.

Ndërkohë në deklaratën e saj PD-ja kërkon transparencë nga qeveria në lidhje me kufirin detar, dhe thekson se një ndryshim i tillë prej 12 miljesh nuk mund të ndodhë pa një marrëveshje me shtetet që kanë brigje përballë ose ngjitur, siç ndodh në rastin e Greqisë dhe Shqipërisë.