Skip to content
Rajoni

Greqia në alarm, mbi 2 mijë raste të reja dhe dhjetra të vdekur nga covid!

· 1 min lexim

Shifra alarmante janë regjistruar në Greqi për sa i përket koronavirusit në 24 orët e fundit, pasi 59 persona humbën jetën, duke e çuar në 1165 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Fqinji ynë jugor, Greqia, duke sikur sa vjen çdo ditë e po përkeqësohet për shkak të Covid-19.

Bëhet me dije se vetëm gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan  2198 raste të reja, ndërsa numri i pacientëve në kujdes intensive ka arritur në 400.

Ndërkohë vihet re se mosha mesatare e është 80 vjeç, ndërsa mbi 97% e tyre, kanë patur edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Po ashtu 383 persona kanë fituar betejën me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit, mirëpo situata vazhdon të mbetet e rënduar në vend dhe qeveria ka aplikuar edhe karantinimin e plotë të zonave të kuqe./Iconstyle.al/