Skip to content
Të Gjitha

Grabitja spektakolare në Rinas: Grabitësit vepruan pasi u largua presidenti Meta

· 1 min lexim

Në momentin e grabitjes, Rinasi ka qenë në masa të forta policie, kjo për faktin pasi, pak çaste se të ndodhte ngjarja, ka qënë Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta i cili ka zbritur në këtë pistë.

Meta ndodhej për një vizitë zyrtare në Austri.

Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” thekson se  grabitësit kanë pritur të largohet garda dhe më pas kanë vepruar.

Sipas tij, autorët kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjen e vlerave monetare si dhe për oraret.

Kujtojmë se ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ishte një ndër pasagjerët e avionit që kishte destinacion Vjenën e Austrisë.