Skip to content
Të Gjitha

Grabitja në Rinas shkelet ligji për masat shtesë të sigurisë

· 1 min lexim

Grabitja e sotme në Rinas ka zbuluar shkeljen ndaj ligjit për masat shtesë të policisë gjatë transportimit të parave.

Më 30 qershor 2016 u miratua ligji “Për Masat Shtesë të Sigurisë dhe Disa Udhëzime”.

Në ligj theksohet se asnjë lëvizje monetare drejt Rinasit të mos bëhet pa njoftuar policinë, dhe thasët e lekëve të kenë GPS.

Në raste kur ka shuma të mëdha, parashikohet shoqërimi me polici.

Në atë kohë u kërkua prishja e kontratës koncesionare me kompaninë që ruan Rinasin, se nuk kishin asnjë kusht sigurie.

U kryen edhe testime të sigurisë dhe dolën me raport që Rinasi nuk plotëson kushtet e sigurisë.

Duhet të theksojmë që  policia po vazhdon kërkimet por ende nuk kemi një pistë.

Pritet njoftimi i policisë për identitetin e grabitësit të vdekur.

Po verifikojnë shenjat e gishtave të tij në mënyrë që të dalin në një rezultat.

Ndërkohë po kontrollohen të gjithë databazet që mbajnë të dhënat e personave me precedentë.