Skip to content
Të Gjitha

Grabitja në Rinas/ Zbulohen dy shuma parash, pranohet kërkesa e Prokurorisë për ADN e Oltian Veselit

· 1 min lexim

Policia po vijon kërkimet për gjetjen e milionave të grabitura mesditën e 9 prillit në Rinas.

Mësohet se sot është gjetur një shumë me para në shtëpinë e njërit prej të akuzuarve.

Gjatë kontrolleve në shtëpinë e Elton Piklit, janë gjetur 5 mijë euro.

Gjithashtu një shumë tjetër i është gjetur babait të Renaldo Sulës.

Si Pikli ashtu dhe Sula janë të arrestuar për super grabitjen e blindave me para në Rinas.

Ndërkohë gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë, për të bërë analizën e ADN, për Elton Piklin dhe Oltian Veselin.

Ky i fundit më parë kishte refuzuar, që të jepte kampionin për ADN.

Kujtojmë këtu se mesditën e 9 prillit, grupi i drejtuar nga Admir Murataj, vodhi mbi 5 milion euro nga barku i avionit të linjës “Austrian Airlines”.

Paratë ishin të bankave të nivelit të dytë dhe do të transportoheshin drejt Vienës.

Pasi kryen grabitjen autorët u larguan me shpejtësi.

Pas disa metrash pati edhe një shkëmbim zjarri me policinë, nga ku mbeti i vdekur, Admir Murataj.

Deri më tani, për grabitjen në Rinas janë arrestuar 7 persona, ndërsa janë në kërkim, Klement Çalja, Eldi Çala dhe Talo Çela.