Skip to content
Të Gjitha

Grabitet shtëpia e ministrit shqiptar, hajdutët vodhën bizhuteri dhe një sasi parash

· 1 min lexim

Shtëpia e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj, është grabitur nga disa hajdutë.

Ministri I Transportit dhe Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj

Sipas mediave të Kosovës, autorët ende të paidentifikuar janë futur në shtëpinë e Lekajt mbrëmjen e të mërkurës dhe kanë marrë stoli ari dhe para.

Paratë e vjedhura kapin e vlerën e 100 eurove, ndërsa stolitë ende nuk dihet saktësisht se çfarë vlere kishin.

Ministri ka regjistruar një kallëzim ku kërkon zbardhjen e ngjarjes.

“Qagllavicë 15.01.2020, 17:55, Ankuesi mashkull, K-shqiptar, ka raportuar për një rast vjedhje. Vjedhja është kryer në një shtëpi nga persona të dyshuar të cilët në dhomën e fjetjes kishin vjedhur disa stoli ari dhe argjendi si dhe 100 € para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe do ta trajtojnë rastin,”- shkruhet në njoftimin e policisë.