Skip to content
Kryesore

Grabit automjetin nën kërcënimin e thikës, në pranga 32-vjeçari

· 1 min lexim

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka grabitur një automjet në Tiranë nën kërcënimin e thikës.

Sipas informacioneve të policisë, i dyshuari ka hyrë në një mobileri dhe ka kërcënuar pronarin me një mjet prerës, duke i vjedhur çelësin e automjetit të parkuar në hyrje të dyqanit.

Pas një hetimi të shpejtë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë identifikuar dhe arrestuar shtetasin I. L., 32 vjeç, banues në Durrës.

Automjeti i vjedhur u gjet më pas i braktisur dhe u sekuestrua si provë materiale.

Policia ka njoftuar se materiali procedurial është kaluar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.