Skip to content
Të Gjitha

Grabiste me dhunë në Atikë, policia greke neutralizoi bandën e shqiptarëve

· 1 min lexim

6 shqiptarë dhe 2 grekë, nuk do të kenë mundësi të vazhdojnë grabitjet e armatosura në vendin fqinj.

Kjo pasi autoritetet greke e neutralizuan bandën prej 8 anëtarësh që ishte tmerri i bizneseve, shtëpive dhe parkingje private në Atikë.

Policia publikoi foto e shqiptarëve të ndaluar në operacionin e fundit.

Gjatë grabitjeve, banda vepronte me 2-5 anëtarë dhe kishin në përdorim armë zjarri, pajisje shkarkimi elektrike, armë të ftohta etj.

Policia sekuestroi 1 kallashnikov, 2 pistoleta, 1 revolver, 4 makina private, 1 motorr me liçencë të falsifikuar, 2 liçenca të falsifikuara, 2 karta ID të falsifikuara, 1 thikë, 1 palë dylbi, telefona etj.

Viktima të këtij grupi grabitësish ishin 6 pika karburanti, 2 parkime private, 1 shtëpie dhe 1 motoçikletë.

Shqiptarët e arrestuar janë Mirel Kasaj, Dionis Rustemi, Marinel Murataj, Dhimiter Ramadani, Erius Tafaj dhe Roland Roshi.