Skip to content
Të Gjitha

Goditi mjekun nën efektin e alkoolit, arrestohet i riu në Peqin

· 1 min lexim

Një i ri në Peqin është arrestuar nga policia, pas dhunës ndaj mjekut.

Në pranga ka rënë 32-vjeçari me iniciale A.K.

Ky i fundit goditi mjekun me iniciale Y.T.

Në momentin e dhunës, i riu ka qenë nën efektin e alkoolit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Kujtojmë këtu se në ndryshimet e fundit në kodin penal, dhuna ndaj mjekëve dënohet me burg nga 1-3 vjet.

Njoftimi i policisë

Peqin
Godet mjekun e spitalit në Peqin, vihet nën pranga nga Policia 32-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 32 vjeç, banues në Peqin. Ky shtetas ka shkuar në spitalin e Peqinit dhe nën efektin e alkoolit ka goditur për shkak të detyrës mjekun Y. T.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Peqin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë kapjen dhe arrestimin e autorit. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.