Skip to content
Të Gjitha

Gjykim i shkurtuar? Ja vendimi i gjykatës për Balilin

· 1 min lexim

Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Klement Balilit për gjykim të shkurtuar, ndërsa më 12 mars do të lexohet pretenca.

Gjykimi i shkurtuar i jep të drejtën Balilit të përfitojë ulje të dënimit, në rast të shpalljes fajtor.

Gjatë seancës së sotme, Prokuroria lexoi kërkesën për gjykim, ku i ngarkon të pandehurit, rastin e trafikut të rreth 675 kg kanabis, ndërsa provat kryesore të akuzës janë hetimet e autoriteteve greke.

Mbi të rëndojnë akuzat për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim.