Skip to content
Kryesore

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Klemend Balilit

· 1 min lexim

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Klemend Balilit, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, duke mbajtur në fuqi dënimin e dhënë nga Apeli i Posaçëm në vitin 2019.

Treshja gjykuese e Gjykatës së Lartë, Ilir Panda, Medi Bici dhe Sandër Simoni, nuk pranuan argumentet e rekursit të Balilit, duke e lënë atë të dënuar me 10 vjet burg.

Klemend Balili, i cili u dënua për veprat penale “trafikim i lëndëve narkotike në bashkëpunim”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive nga nëpunësit civilë” dhe “pastrim të parave”, u dënua fillimisht me 15 vjet burg.

Megjithatë, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi ulje të 1/3 të dënimit, duke marrë përfundimisht 10 vjet burg.

Operacioni i goditjes së grupit të Balilit u zhvillua në maj të vitit 2016, i shtrirë në Greqi dhe Belgjikë.

Edhe pse Balili arriti të shpëtonte nga arrestimi në atë kohë, ai u dorëzua pas tre vjetësh arrati dhe u dënua për krimet e tij.