Skip to content
Të Gjitha

Gjiknuri në telashe/ Berisha: Keni parë vetëm Gjushin, do shihni dhe dosjen e Gjiknurit

· 1 min lexim

Deklarata të forta ka bërë mbrëmjen e sotme ish-kryeministri Sali Berisha rreth deputetëve të mazhorancës.

Nga studio e Opinion, Berisha ka thënë se të tjerë emra të Partisë Socialiste kanë dosje për prokurori për sa i përket çështjeve të manipulimit të zgjedhjeve, ku mes tyre ai ka përmendur edhe emrin e ish-ministrit Gjiknuri.

“Ju keni parë vetëm një dosje nuk keni parë dosje të tjera që janë në prokurori për zgjedhjet. Ju keni parë vetëm dosjen e Gjushit. Do të shihni dosjen tjetër, të Gjiknurit.  Do të shihni dosjet me radhë”, tha Berisha.

Duke e krahasuar Ramën me presidentin e Venezuelës Maduro, Berisha tha se “Maduro duhet të përfundojë në koshin e plehrave të historisë para Ramës”.