Skip to content
Të Gjitha

Gjendet një shqiptar i mbytur në Holandë, dyshohet se ka lidhje me ekzekutimin e Festim Latos

· 1 min lexim

Një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë ditën e djeshme në Holandë, në Amsterdam.

Identiteti i shqiptarit ende nuk është bërë me dije, por ai është gjetur i mbytur në kanalin e Amsterdam-Rhein pranë Nigtevechtit.

Ka qenë një kalimtar i cili ka vënë re trupin e pajetë dhe ka njoftuar policinë. Mediat holandeze kanë raportuar se ende nuk dihet shkaku i vdekjes së shqiptarit.

Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se presidenti i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, Festim Lato është ekzekutuar në Holandë.

Nuk dihet nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën. Dyshohet se viktima është 43 vjeç, e ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe zbardhjen e identitetit të shqiptarit të mbytur.

Festim Lato ishte shqiptar nga Vlora që punonte dhe jetonte në Holandë prej 25 vitesh. Republikën e Çamërisë, Lato, e shpalli më 30 tetor të vitit 2016.