Skip to content
Bota

Gjendet i pajetë shqiptari në burgun e Malandrinos

· 1 min lexim

Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në burgun e Malandrinos në Greqi.

Sipas raporteve nga mediat greke, ai u gjet nga punonjësit e burgut. Përveç tij, një 38-vjeçar grek u gjet pa ndjenja dhe u transportua në spitalin e Amfisës, ku mori ndihmën mjekësore dhe më pas u kthye në burg.

Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa autopsia është urdhëruar për të përcaktuar shkakun e vdekjes së shqiptarit.