Skip to content
Të Gjitha

Gjendet i pajetë një 45-vjeçar në Korçë

· 1 min lexim

Një person është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Mborje të Korçës.

Sipas policisë, viktima është një 45-vjeçar me iniciale F.D.

Ky i fundit u gjet i pajetë pranë lokalit të tij nga bashkëfshatarët.

Shkaqet e vdekjes së 45-vjeçarit nuk dihen ende.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë 19.12.2019, rreth orës 07.15, jemi njoftuar se në fshatin Mborje, pranë lokalit të tij është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët, shtetasi F.D., rreth 45 vjeç.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.