Skip to content
Kryesore

Gjendet i pajetë në kanalin vaditës 25-vjeçari

· 1 min lexim

Mbrëmjen e kësaj të Premteje, në rrjedhën e kanalit vaditës Peqin – Kavajë është gjetur i pajetë një person i seksit mashkull.

Sipas burimeve zyrtare, kufoma u gjet në kanalin vaditës pranë fshatit Hoxhaj të bashkisë së Peqinit.

Nxjerrja e kufomës u bë e mundur vetëm pas ndërhyrjes së forcave të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Peqinit.

Kufoma është identifikuar si shtetasit Agim Dallupi, 25 vjeç nga Peqini, i cili rezultonte i humbur prej 10 ditësh.

25-vjeçari njihej si person me aftësi ndryshe dhe kërkimet për gjetjen e tij u shtrinë në të gjithë zonën dhe përgjatë rrjedhës së lumit Shkumbin dhe kanalit vaditës Peqin-Kavajë.

Kufoma e 25-vjeçarit u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Elbasanit për autopsi.

Aktualisht, policia dhe prokuroria po kryejnë hetime për zbardhjen e plotë të ngjarjes.