Skip to content
Të Gjitha

Gjendet djali i çiftit Pasho, pritet të zbulojë misterin e vrasjes horror të prindërve të tij (DETAJE)

· 3 min lexim

Autoritet italiane, kanë arritur që të gjejnë djalin e vetëm të çiftit Pasho të masakruar në katër valixhe.

Bëhet me dije se 33-vjeçari Taulant Pasho, është gjetur në një burg të Zvicrës.

Kujtojmë se çifti Shpëtim dhe Teuta Pasho u gjetën të masakruar, pasi trupat e tyre ishin copëtuar dhe ishin ndarë në katër valixhe.

Policët italianë u kanë kërkuar autoriteteve zvicerane që të vazhdojnë ta mbajnë atë në burg për të zbatuar dënimin 3-vjeçar dhe 11-mujor të vendosur në Itali.

I riu ka një jetë me plot precedentë dhe të dhunshme, i arrestuar për tregti droge dhe ka qenë në arrati për katër vjet.

Taulant Pasho, doli nga burgu më 2 nëntor 2015, e cila ishte edhe dita e fundit që i pa të gjallë prindërit e tij.

Por ka edhe një detaj tjetër, pasi duket se Taulanti kishte një “thesar” midis 40 dhe 50 mijë euro që babai i tij kishte mbledhur si kompensim për një aksident rrugor. Para këto që prindërit i mbanin dhe që u zhdukën bashkë me ta.

Çifti Pasho u zhdukën në të njëjtën ditë që djali u lirua nga burgu:

Sipas hetuesve, djali mund të ishte dëshmitari kyç i cili do të zbulonte misterin e vdekjes së prindërve të tij që mbërritën nga Shqipëria për ta takuar dhe u zhdukën në të njëjtën ditë kur ai doli nga burgu.

Trupat e tyre, u gjetën më pas të masakruar dhe u shfaqën në katër valixhe në kopshtet dhe gropat e Solliccianos në Itali.

Zbulimi i valixhes së fundit u bë dje, disa dhjetëra metra larg tre çantave të tjera. ADN-ja zbuloi se pjesët e trupit të copëtuara i përkisnin çiftit shqiptar Shpëtim dhe Teuta Pasho.

Një tjetër pistë ku po hetojnë autoritetet është ajo e hakmarrjes për pazaret e drogës. Ndërsa vajza e vogël e familjes ka thënë se kjo pistë ka pak gjasa të lidhet me vëllain e saj, pasi ai kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu për çështje të drogës. Ajo tha se vëllai ishte një shpërndarës i vogël droge.

Për emisionin italian, vajza e çiftit rrëfeu edhe telefonatën e mistershme që kishte marrë natën e zhdukjes së prindërve. Një numër privat i telefonoi, ndërsa zëri i një gruaje që ngjante me zërin e nënës së saj i tha “unë po iki, ju shihni punët tuaja”./Gazetareforma.com/