Skip to content
Të Gjitha

Gazetarja po raportonte live, shkëputet tavani i Gjeologji-Minierave

· 1 min lexim

Një nga objektet që pësoi më shumë dëmtime gjatë tërmeteve të fundjavës ishte Fakulteti i Gjeologji Minierave në Tiranë.

Si pasojë e lëkundjeve u shemb një pjesë e ndërtesës.

Problemet më të shumta u regjistruan në katin e tretë, ku është çarë tavani, si dhe ka rënë suvaja.

Dekani i këtij Fakulteti, Vasil Jorgji, tha për “Report Tv”, se shiu, i mbrëmshëm që ka hyrë brenda, ka dëmtuar laboratët dhe mikroskopët.

Ndërkohë në momentin që gazetarja po raportonte, është shkëputur një pjesë e tavanit.

Për fat të mirë, gazetarja ndodhej pak cm më larg vendit ku ra muri dhe nuk pësoi lëndime.

“O Zot, Zot i madh….kjo ishte e tmerrshme, po të isha unë aty?”,ishin fjalët e gazetares.