Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Gazetari rus nxjerr në shitje “Nobelin”, synon të mbledhë fonde për refugjatët ukrainas

15:06 22/03/2022
Reading Time: 2 min lexim

Gazetari rus, Dmitry Muratov, ka ndërmarrë një nismë për të ndihmuar refugjatët ukrainas që po largohen nga vendi i tyre për shkak të luftës. Bashkë me Maria Ressan, me të cilën ka fituar çmimin “Nobel për paqe”, ai ka nxjerrë në ankand medaljen e tij dhe nëpërmjet gazetës “Novaya”, me bazë në Moskë, ka bërë thirrje për armëpushim në Ukrainë.

Kryeredaktori i gazetës së pavarur “Novaya”, me bazë në Moskë, Dmitry Muratov, ka vendosur të nxjerrë në shitje medaljen e tij të Çmimit “Nobel”, me qëllim mbledhjen e fondeve për refugjatët ukrainas, të cilët janë detyruar të ikin për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Muratov, i cili është nderuar me Çmimin “Nobel për Paqe” më 2021, në betejën e tij për të ruajtur të vërtetën, e ka bërë të ditur këtë njoftim në gazetën e tij më 22 mars. “U bëj thirrje grupeve të ankandeve, që janë të interesuara për këtë çmim të njohur në gjithë botën, të na kontaktojnë neve”, ka thënë Muratov, i cili ka fituar çmimin bashkë me Maria Ressan, bashkëthemeluese e faqes “Rappler”.

Muratov dhe “Novaya Gazeta” kanë bërë thirrje edhe për zbatim të pesë masave në Ukrainë: armëpushim, shkëmbim të burgosurve, riatdhesimin e të vdekurve, krijimin e korridoreve humanitare dhe ofrimin e ndihmës për refugjatët. Dhjetëra mijëra trupa ruse kanë pushtuar Ukrainën prej kur Moska ka nisur sulmet më 24 shkurt. Prej fillimit të marsit, Muratov dhe gazeta e tij kanë shmangur raportimin për situatën në Ukrainë, për shkak të censurës dhe kërcënimit për gjykim penal ndaj gazetarëve. Një ligj i përkrahur së fundi nga presidenti rus, Vladimir Putin parashikon dënim me burgim në deri 10 vjet për ata që nuk ndjekin linjën qeveritare.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Gazetari mbron Elsa Lilën: Bëjnë moral ato që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për një videoklip

Gazetari mbron Elsa Lilën: Bëjnë moral ato që ndërrojnë nga 7-8 biznesmenë për një videoklip

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip