Skip to content
Të Gjitha

Gazetari gjerman i quajti shqiptarët “mashtruesë”! Kryeministri Rama i kthehet: “Gazetar përtac, televizioni të kërkojë falje”

· 2 min lexim

ZDF është një nga televizionet në prestigjoze në Gjermani.

Mirëpo, së fundmi një gazetar i këtij televizioni ka bërë një deklaratë aspak të këndshme rreth shqiptarëve.

Marcus Lanz kishte të  ftuar në emision ministrin gjerman të Transporteve, Andreas Scheuer, ku u bë një bilanc lidhur me gabimet e ministrit.

Gjatë debatit, në një pikë ata nuk ranë dakord me njëri-tjetrin.

Kështu, gazetari i tha ministrit që të mos thojë përralla.

Mirëpo, ministri vijoi të mbante qëndrimin e tij.

Krejt papritur Lenzi tha: “Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve”, thumboi ai, gjë për të cilën edhe u duartrokit.

Së fundmi, në lidhje me këtë deklaratë reagoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Ai i tha Bild-it se: “Nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë e fundit që shqiptarët bëhen shënjestra e gazetarëve përtacë, por kur vjen nga një kompani mediatike kaq shumë e respektuar si ZDF, nëpërmjet dikujt me reputacionin e veçantë të Lanz, padyshim që të lëndon shumë. Një ndjesë në emision do ta paraqiste si një gabim të pafajshëm, ndërkohë që e kundërta do të ishte shumë më lënduese edhe se vetë shprehja e turpshme”.

Rama do vizitojë Berlinin të dielën.